Meta, pritje masive në Preshevë e Bujanovc
Një pritje me të vërtetë madhështore i kanë rezervuar ministrit të Jashtëm shqiptar, Ilir Meta, me mijëra qytetarë të Luginës së Preshevës dhe Bujanovcit, të cilët kanë dalë në rrugë për ta pritur gjatë vizitës së organizuar sot prej tij në këto zona.
Diplomati shqiptar, pas vizitës së sotme Preshevës dhe Buajnocit tha, se Lugina e Preshevës do të jetë në të ardhmen burim i një stabilitet për të gjithë rajonin, e në radhë të parë, për banorët e saj dhe një model bashkëjetese.
Meta ka thënë se do të angazhohet me qeverinë serbe për njohje e diplomave shqiptarëve të Luginës, dhe në fund të fjalës së tij, ai ftoi 50 fëmijë shqiptarë, pavarësisht përkatësisë etnike, të kalojnë një javë në pushime në Shqipëri.
Ndërkaq, lidershipi i Luginës së Preshevës theksoi, se vizita e ministrit shqiptar Ilir Meta Luginës është historike dhe se në të ardhmen do të vejmë një urë bashkëpunimi me qeverinë shqiptare.
Prefekti i Preshevës, Ragmi Mustafa vizitën e Metës e vlerësoi historike, sepse sipas tij, 87 vite më parë kurrë Lugina nuk ishte vizituar nga ndonjë burrështetasi i Shqipërisë dhe kështu, tani vejmë një urë të bashkëpunimit me qeverinë shqiptare.
![]() | |
![]() ![]() ![]() ![]() ![]() |
- Oda Rajonale e Zejtarëve paralajmëron
- Vjen “freskia” për dibranët
- Fëmijët në rrezik nga qentë endacak
- Korabi i paharitshëm
- Dibra pa inspektorë në shumë sfera
- Qendra kulturore plot aktivitete
- Dibrën e vërshojnë lypësit
- VARDINO 0 - 1 KORAB.
- 100 paketa me ushqime për skamnorët
- “Stërvitje” për parandalimin e vjedhjeve









del.icio.us
Digg
Komente (0 Jane komentuar):
komento