header
  • Lajme
  • Sport
  • Teknologji
  • Kulturë
  • Argëtim
    • Thashetheme
    • Kuriozitete
    • Tendenc
  • Opinion
  • Intervista
  • Islam
  • Lajme nga dibra
    • Dosier
| Kerkim i avancuar
  • Home
  • Kontakt
Home | Intervista | Intervistë exclusive:Millosheviqi ne vitin 1990, helmoj foshnjet dhe rinine shqiptare ne Kosove

Intervistë exclusive:Millosheviqi ne vitin 1990, helmoj foshnjet dhe rinine shqiptare ne Kosove

12 March, 2010 07:25:00
Font size: Decrease font Enlarge font
image

Dr. Besnik R.Bardhi,

Kur është publikuar raporti i prof. Radovanoviç dhe çfarë është përfshirë në te?

Dr.BARDHI: Helmimet e rinisë shqiptare në Kosovë në pranverën e vitit 1990, të shkaktuara nga agjenturat sekrete të okupatorit serb, përbëjnë një ndër periudhat më të dhembshme që ka përjetuar populli shqiptar gjatë okupimit të gjatë 100 vjeçar serb.

Ne botë dihen disa raste identike ku okupatoret dhe diktatorët vepruan me popullatën e nënshtruar njëlloj si në Kosovë. Rasti me eklatant është helmimi i disa fshatrave me popullatë kurde në Irak, nga ana e diktatorit Sadam Hyssein.

Qendrimi zyrtar i okupatorve serb lidhur më këtë krim të bërë nga qarqet kriminale të Qeverisë serbe ka qenë shumë cinik dhe ofendues. Të gjithë mjekët shqiptarë që dhanë ndihmën fëmijëve të helmuar u quajtën dhe u akuzuan nga kolegët serbë ta pa aftë dhe në shërbim të strukturave nacionaliste dhe iredentiste shqiptare në Kosovë.
Fëmijët e helmuar u quajtën “ aktorë të Kanës “.
Kjo tragjedi e rëndë që e goditi pjesën më vitale të popullit shqiptar në Kosovë u pregaditë një kohë të gjatë nga ana e kriminelve serbë. Së pari u bë segregacioni në shkolla, fëmijët e nacionalitetit serb vijonin mësimin paradite ndërsa ata shqiptarë mbasdite. Kjo është pëgjegja ndaj akuzave serbe pse ndodhi “helmim një nacional”.
Situata politike ne fillim të vitit 1990 në Kosovë ishte shumë e tendosur dhe e rëndë, okupatorët serb punonin në bazë të platformës të cilën e kishin përpunuar mirë njerëzit nga Akademia Shkencës dhe Artit Serb. Në fakt kjo platformë vetëm u plotësua dhe u përshtat rrethanave të reja, nga ajo e mëhershmja e antishqiptarit Qubrilloviq.

Si rezultat i kësaj ngjarje, pushteti okupator serb ndërmori masa drastike ndaj mjekëve shqiptarë. Pjesa dërmuese e personelit mjekësorë u largua me dhunë nga vendpunimet e tyre. Këto ishin përfitimet e tyre politike, mirë të paramenduara dhe të kalkuluara, nga helmimet që i bënë në Kosovë.
Me një veprim të kryer ata pëfituan në shumë fusha:

1.Të komprometohej shëndetsia kosovare si e pa aftë të menagjoj situatën e rëndë të krijuar gjatë helmimeve. Kolegët serbë, në kuadër të Shoqatës së Mjekëve të Serbisë, nënshkruan peticion të turpshëm ku kolegët shqiptarë i akuzuan për jo profesionalizëm si dhe të manipuluar për interesa të nacionalistëve dhe iredentistëve shqiptarë.

Ky raport i nënshkruar nga ana e Kryetarit të Kryesisë së Shoqatës së Mjekëve të Serbisë, Akademik prof.dr.Vojin Shuloviq, në Prokuplje me dt. 30 mars 1990, mes konkluzioneve tjera kërkon:

“ Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të dekanit të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, prof.dr.Alush Gashi… “ dhe ajo çka pason dhe është më e rënda, ky raport përfundon me këtë urdhër të prerë:

“ Fakulteti i Mjekësië në Prishtinë, duke marrë parasysh të gjitha ngjarjet, nuk është në gjendje të kryej funksionin e vetë edukativ dhe arsimor dhe për këtë arsye propozojmë që menjëherë të fillohet riorganizimi dhe aftësimi i parashikuar me Ligj “.

Menjëherë pas kësaj shkrese, Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë u mbyll me dhunë nga forca të mëdha të policisë serbe. Me dhunë u nxorrën profesorët, asistentet, studentët dhe doajenët e mjekësisë kosovare nga zyrat e klinikave te QKUK.

2. Interesi tjetër final i pushtetit serb, padyshim dhe më tragjik për shqiptarët, ishte pregaditja e terenit për luftën që pasoj më 1998/99. Rrënimi i shëndetësisë kosovare nga okupatori serb në vitin 1990, menjëherë pas helmimeve, gjithësesi pat pasoja të rënda për popullatën shqiptare, sidomos të plagosurit gjatë luftës në Kosovë.

Prof.dr,Radovanoviç, i dirigjuar nga Qeveria serbe përpiloj një raport lidhur më çështjen e helmimeve të rinisë shqiptare në Kosovë në pranverën e vitit 1990.
Raporti ose më mirë të themi pamfleti politik i prof.dr.Radovanoviqit është një shkrim jo shkencor, tendencioz, jo human, i pa bazuar në të dhenat e bollshme shkencore që ekzistojnë si dhe i demantuar me gjuhën e argumenteve dhe shkencës së mirëfillt.


Rezultati i tij nga “ hulumtimet ” e bëra përshkruhet në këtë formë:
“Një histeri masive i goditi 4000 të rinjë shqiptarë, që për tre javë shkaktoi mosbesim ndaj serbëve. Një gyp i ajrosjes në të vetmën klasë në Podujevë, shkaktoi dyshim se serbët kishin shpërndarë helm. Rritja dramatike e numrit të rasteve me 22 mars u përputh me akivizimin e një plani katastrofal, me ç’rast shqiptarët morën kontrollin mbi shëndetësinë”.


Prof.dr.Radovanoviç, mohon helmimet dhe këto ngjarje i quan histeri kolektive të rinisë shqiptare. Ai tallet me tragjedinë kosovare, duke shkelur rëndë etikën dhe kodeksin mjekësor.
Punimi i tij për helmimet e e rinisë shqiptare u publikua në vitet e para luftës në European Journal of Epidemiology ...
Prof.dr. Radovanoviç, arriti te manipuloje opinionin nderkombetar me të pa vërteta. Ne shqiptarët e Kosoves edhe pse jemi viktima dhe kemi argumente të bollshme nuk arritëm edhe pas 20 viteve t’a prezantojmë të vertetën karshi faktorit ndërkombëtar.
Është koha e fundit që me forcën e argumentit ti tregojmë botës të vërtetën shumë të hidhur dhe tragjike për krimet monstruoze serbe qe i shkaktoi rinisë shqiptare në pranverën e vitit 1990, ngjarje kjo e cila i parapriu më vonë etnocidit të pa parë serb ndaj shqiptarve gjatë luftës së viteve 1998/99.


:Cilat janë të dhënat tuaja që i keni në dispozicion dhe që kundërshtojnë raportet e Radovanoviç?

Dr.BARDHI: Raporti i prof.dr.Radovanoviç bie në tokë dhe si i tillë shpallet si gënjeshtër e kulluar dhe antishkencor nga këto fakte:

Ne simposiumin me karakter ndërkombëtar, të organizuar enkas për helmimet në Kosovë, të mbajtur më 09.06.1990 në Zagreb, me titull
“ Kosova, Sprovë e Ndërgjegjës Mjekësore “ u debatua me gjuhën dhe forcën e argumenteve.
Në këtë simposium ishte dhe delegacioni serb në krye me prof.dr.Ljubomir Eriq, kolegë i prof.dr.Radovanoviç.

Ai prezantoj në këtë tubim punimin e tij lidhur me INDUKSIONIN PSIKIK KOLEKTIV , kinse të ndodhur me rininë kosovare në mars te vitit 1990. Mes tjerash theksoi se këtij induksioni psikik i nënshtrohet vetëm mosha mbi 11 vjeç.
Në pyetjen e anëtarit të Kryesisë së punës, prof.dr.Anton Dolenc , nga Fakulteti i Mjekësisë në Lubjanë, që i drejtoi prof.Eriqit , se cili është komenti i juaj për rastet e foshnjeve të helmuara në institucionet parashkollore në Gjakovë, pra nën moshën 11 vjeçare,
Prof.Eriq, u mendua për pak sekonda dhe tha: Më duhet të sajoj diçka !!!
Uli kokën dhe asnjeherë më nuk morri fjalën.
Pra, prof.dr.Lubomir Eriq demanton pa dashje tezen e histerise kolektive kolegën e tij prof.dr.Radovanoviç.
E vërteta shkencore është vetëm një. Në Kosovë, në mars të vitit 1990, nuk pat induksion psikik kolektiv.

Argumenti tjeter i cili u publikua për herë të parë në Simposiumin e mbajtur në Zagreb, është dhe gjetja e agjentit toksik DIMETILPHOSPHODITIONAT ( DMPP ), në 7 -të epruvetat e mostres së urinës nga fëmijët e helmuar në Kosovë. Ky insekticid u zbulua nga prof.dr.Franjo Pllavshiq, ekspert i Biokimisë në Zagreb.

Një dëshmitar shumë autoritativ dhe ish kryetar i Jugosllavisë dhe së fundi ish kryetar i Kroacisë, z. Stjepan Mesiq, gjatë një vizite në SHBA, prezantoi raportin e tij “ The participation of Yugoslavia in chemical armament ” (Pjesëmarrja e ish Jugosllavisë në armatimin kimik). Sipas gazetës “Borba” të dt. 26.09.1991 ai ka deklaruar: “ Gazra të rrezikshme luftarake u përdorën kundër popullatës shqiptare në Kosovë “.


A mendoni se ka dobësi të autoriteteve të Kosovës në këtë drejtim dhe nëse po, cilat janë ato?

Dr.BARDHI: Fakti që Kosova në dokumentacionin e dëshmive në GJND nuk bashkangjiti dhe akuzën ndaj Sërbisë për helmimin e popullatës së saj, në mars të vitit 1990, tregon qartë për një lëshim të pafalshëm. Shumë shpesh kam shkruar për helmimet dhe i kam bërë apel lidershipit kosovar për të punuar në këtë drejtim, mirëpo kurr nuk kam marrë përgjegje pozitive.
Kam shkruar edhe nje letër të hapur vitin e kaluar drejtuar kryetarit Sejdiu, kryeministrit Thaqi dhe kryeparlamentarit Krasniqi, ku sugjeroj që kjo temë te riaktualizohet dhe te ngrejmë padi ndaj shtetit serb për krimin e bërë si dhe te futet në dokumantacionin e Kosovës për GJND në Hagë. Edhe kësaj rradhe nuk kam marr asnjë përgjegje.
Të gjithë dokumentacionin faktografik ( video xhirime, dokumente ...) lidhur më këto ngjarje i kam ruajtë me kujdes të madh gjatë djegieve dhe luftës së përgjakshme te vitit 1999 në Gjakovë.
Jemi treguar të pa aftë në prezantimin dhe sistemimin e fakteve mbi krimet serbe të bëra ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Një pjesë të madhe të fajit e kan dhe mediat të cilat shumë pak i kan kushtuar hapësirë kësaj tagjedie.
Serbet çdo ditë sajojnë gënjeshtra në dëm të shqiptarve dhe zhvillojnë luftë speciale propagandistike, kurse ne kemi fakte dhe heshtim !!!

Lidhur më këtë ngjarje është shkruar edhe një liber shume interesant nga suedezi Joran Wassenius, i cili është përkthyer edhe në gjuhen shqipe dhe promovimi i librit është bërë në maj të vitit të kaluar. Autori Wassenius , një periudhë të gjatë ka hulumtuar dhe ka zbuluar shumë argumente në favor të tezës së helmimeve. Kam pas fatin të jem bashkpunëtor i tij i ngushtë gjatë shkruarjës së librit.


Cfarë hapash mendoni të merrni për këtë çështje?

Dr.Bardhi: Në mars, të këtij viti, bëhen 20 vite nga ngjarja tragjike e helmimeve në Kosovë. Unë nuk do të ndalem në asnjë moment nga rruga që kam zgjedhur deri në sensibilizimin dhe ndriçimin e plotë të kësaj çështje.
Jam thellë i bindur në të vërtetën shkencore të helmimeve në Kosovë, shteti i Serbisë duhet të jap llogari dhe përgjegjësi edhe për këtë krim monstruoz që ka bërë ndaj shqiptarve të Kosovës.
Pres përkrahje institucionale dhe bashkpunim serioz te shtetit të Kosovës për veprimet e mëtejme.
Në nivel shteti duhet krijohet një komision me ekspert të fushave të ndryshme, të cilët duke u bazuar në materialet faktografike, do të sajojne një kumtesë zyrtare ku do të thuhet e vërteta e plotë për helmimet në Kosovë dhe do të demantohet raporti i turpshëm i prof.dr.Radovanoviq.
Jemi shtet i pavarur dhe duhet të veprojmë me arsye të shëndoshë për hirë të gjaneratave që vijnë dhe shkruarjës së drejt të historisë.



Linku i video klipeve te helmimeve dhe simposiumit te Zagrebit.


www.youtube.com/user/iliroalbani

Add to: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 Jane komentuar):

komento comment

Ju lutemi shkruani kodin qe shikoni ne foto:

  • print Print version
  • Plain text Plain text
Restaurant ARTA - Diber

Reklama
www.albart.com
Lajme nga dibra
  • Oda Rajonale e Zejtarëve paralajmëron
  • Vjen “freskia” për dibranët
  • Fëmijët në rrezik nga qentë endacak
  • Korabi i paharitshëm
  • Dibra pa inspektorë në shumë sfera
  • Qendra kulturore plot aktivitete
  • Dibrën e vërshojnë lypësit
  • VARDINO 0 - 1 KORAB.
  • 100 paketa me ushqime për skamnorët
  • “Stërvitje” për parandalimin e vjedhjeve
Home | Set as homepage | Add to favorites
Powered by:Adrian AlbArt