Një jetë kushtuar çështjes shqiptare
Në plejadën e madhe të mësuesve dibranë që me veprimtarinë e tyre patriotike,
kanë lënë gjurmë të thella,pikërisht sot,më lejoni të veçoj një koleg tonin,të dashur dhe të paharruar,një mësues shembullor që detyrën e vet e kryente me përgjegjësi morale,pa marrë parasysh,shantazhet,bllokadat dhe represaliet psiqiko-politike,që jo vetëm atij,por arsimit shqiptar në përgjithsi ua përgatiste Komiteti i famshëm i partisë komuniste Jugosllave dhe UDB-ja famëkeqe,që intelektualët shqiptarë i kishin halë në sy duke u mbjellur vrer dhe urejtje dhe duke i vënë mësuesit përpara përgjegjësive të trilluara me diferencime dhe kanosje largimi nga puna,për ti thyer dhe për ti bërë vasalë që atyre tju shërbenin me devotshmëri,duke shkelur mbi moralin e pastërt dhe fisnik të mësuesit shembullor dhe patriot.Një mësues i tillë që përpara pak kohe festoi 70-vjetorin e tij,që si i tillë shkëlqeu në detyrën e madhe patriotike,për të nxjerrë sa më shumë gjenerata të shëndosha që do të vazhdonin pas gjurmëve të mësuesve të tyre,është profesori i gjuhës shqipe Ibrahim Egriu-Imi,i cili pas një ndjekje makabre nga Komiteti dhe UDB-ja e asaj kohe,merr vendimin më të rrëndë në jetë,të largohet nga vendlindja që e deshte dhe vazhdon ta dojë shumë,me familjen dhe fëmijët e vegjël,me zemër të thyer ikën në mërgim,në Mallme të Suedisë së ftofët,duke u përballur me sfidat e vështira të jetës,sikur jetën ta fillonte nga e para.Vullneti i tiji çelniktë e bën të fortë të përballojë çdo barijerë dhe spontanisht dhe me durim të rregullojë jetën familjare,edhepse shpirti gjithmonë i mbet i përmallur dhe plot brenga.Punës nuk iu largua kurrë,sidomos asaj për çështjen kombëtare,që e ngriti dhe vlerësoi personalitetin e pashembullt të këtij patrioti me zemër të madhe.Shumë shpejt,atje,pra në dijasporë,do të inkuadrohet në Shoqatat patriotike që vepronin për realizimin e qëllimeve madhore- kombëtare.Imi kurrë nuk u ndal,përkundrazi puna e tij tanimë e përkushtuar vazhdoi të jepte frutet që mund të dilnin vetëm nga një patriot i këtillë.Sot, po të çfletosh biografinë e bujshme të këtij patrioti,do të gjesh me duzina mirënjohje dhe falenderime për kontributin e tij të palodhshëm në çështjen kombëtare.Edhepse kurrë s ka ushtruar detyrën e gazetarit,jeta e re dhe nevoja kombëtare e detyrojnë të merret me këte lëmi me përgjegjësi morale dhe atdhedashëse.
Që nga viti 1987 sëbashku me djalin e tij Sazanin filloi transmetimin e edicionit të lajmeve në radion “Zëri i Kosovës” nga Suedia për gjithë shqiptarët në mbarë dijasporën,për të arritur një sukses shumë të madh në mbajtjen lart të ndërgjegjes kombëtare.Djali i tij Sazani,që ushtronte detyrën e spikerit,për shkak të diksionit të kumbueshëm,shqiptarët e dijasporës e pagëzuan-zëbilbili,kurse Imin,mësuesin mendjeprehtë,që rezatonte me një dashuri të papërshkruar.Këte përgjegjësi të madhe,moralo-patriotike,atij do tia caktojë Kryesia e Klubit Kombëtar “Jusuf Gërvalla” me rastin e 75-vjetorit të pavarrësisë kombëtare,ku sëbashku me shkencëtarë të njohur shqipëtarë,intelektualë të dalluar dhe krijues të fjalës së bukur,mbajtën disa kumtesa të rrëndësishme për çështjen kombëtare.Që nga ajo ditë,veprimtaria e tij patriotike prej një gazetari të mirëfilltë,vazhdimisht rritej,dhe kurrë nuk munguan lëvdatat që adresoheshin në emër të tij,dhe që ai vërtet i meritonte.Nderimi dhe respekti që i është bërë këtij patrioti,është një kontribut modest për veprimtarinë e tij të madhe.Pikërisht nga ky qëllim,sot,në ditën tonë të mësuesit e pamë të arsyeshme të përmendim kolegun tonë të dashur,ta kujtojmë dhe ta urojmë për një shëndet të fortë,një pleqëri të mbarrë,dhe një jetë të lumtur familjare.Me padurim e presim verën dhe takimin me Imin tonë,njeriun më modest dhe shokun më besnik.Përshëndetjet më të ngrohta Imi ynë i dashur,njeriu që u dhe zë shqiptarëve të mërguar dhe zemër Atdheut të vuajtur.Të urojmë nga zemra suksese të reja në shërbim të popullit dhe përherë qofsh i ri në mëndje dhe në shpirt
Prof.Burhan Skikuli
- Oda Rajonale e Zejtarëve paralajmëron
- Vjen “freskia” për dibranët
- Fëmijët në rrezik nga qentë endacak
- Korabi i paharitshëm
- Dibra pa inspektorë në shumë sfera
- Qendra kulturore plot aktivitete
- Dibrën e vërshojnë lypësit
- VARDINO 0 - 1 KORAB.
- 100 paketa me ushqime për skamnorët
- “Stërvitje” për parandalimin e vjedhjeve



del.icio.us
Digg
Komente (0 Jane komentuar):
komento