header
  • Lajme
  • Sport
  • Teknologji
  • Kulturë
  • Argëtim
    • Thashetheme
    • Kuriozitete
    • Tendenc
  • Opinion
  • Intervista
  • Islam
  • Lajme nga dibra
    • Dosier
| Kerkim i avancuar
  • Home
  • Kontakt
Home | Lajme | Partitë politike propagandë nëpërmjet internetit

Partitë politike propagandë nëpërmjet internetit

06 March, 2010 12:50:00
Font size: Decrease font Enlarge font
image

Politika dita ditës është fokusuar me të madhe në internet dhe ky trend ndiqet gati nga të gjitha partitë politike në Maqedoni. Gati të gjitha ato kanë faqet e tyre të internetit, mirëpo ato duken më shumë si stoli dekorative se sa një mjet efikas komunikimi

Kohëve të fundit janë shtuar aktivitetet e partive politike jo nëpërmjet aktiviteteve direkte me elektoratin, por fushata nëpërmjet internetit nga zyrat dhe shtabet partiake. Një numër i madh i partive politike nxisin dhe vazhdimisht aktivizojnë aktivistët e tyre kujdestarë që të propagandojnë në internet. Me këtë luftë sa shumë të zëshme janë involvuar edhe krerë të lartë partiak por edhe liderë, të cilët e masin veten e tyre dhe internetin e shohin si barometër për të parë rejtingun e partive të tyre.

Lansimi i komunikatave, lajmeve dhe informacioneve të paverifikuara vazhdojnë të dominojnë në faqet e ndryshme të internetit, sidomos nëpër forume të ndryshme apo faqe ku ka tollovi debatesh. Agjencitë e marketingut vlerësojnë se një numër i madh

i subjekteve politike e shikojnë si mundësi për të bërë propagandë nëpërmjet internetit, si një hapësirë e re e propagandimit dhe komunikimit masiv.

“Është shtuar komunikimi politik në internet, por në masë të madhe kjo gjë edhe po ka kundër efekt, për shkak të keqpërdorimeve. Problemet aktuale dhe shfaqja e partive ditë e më tepër po bëhet në internet. Jo rrallë shpërndahen thashetheme apo hamendje që pak kanë të bëjnë me realitetin, por ato shfrytëzohen nga qendrat politike për të matur pulsin dhe për të shitur propagandën e tyre”, thekson Albian Shabani nga agjencia “Mediars”.

Politika dita ditës është fokusuar me të madhe në internet dhe ky trend ndiqet gati nga të gjitha partitë politike në Maqedoni. Gati të gjitha ato kanë faqet e tyre të internetit, mirëpo ato duken më shumë si stoli dekorative se sa një mjet efikas komunikimi. Edhe shumica e liderëve politik me imazhin e tyre populist, sesa intelektual kanë probleme me hapjen e kompjuterit. Janë disa prej liderëve politik që komunikojnë nga distanca me elektoratin e tyre apo edhe me mediat, duke anashkaluar konferencat e drejtpërdrejta “live” apo edhe fushatat aktive në terren.

Eksperti për çështje sociologjike dhe të komunikimit, Lulzim Murtezani pranon faktin e shtimit të propagandës politike nëpërmjet internetit.
 
“Është e vërtetë se interneti, forumet e ndryshme dhe së fundi faqja e mirënjohur facebook janë shëndëruar në arenë politike në Maqedoni. Mirëpo edhe kjo mënyrë moderne e komunikimit ka anën pozitive dhe negative. Së fundi janë shumë evidente keqpërdorimet që po bëhen, ku lansohen fushata dhe propagandë mashtruese dhe manipulative, që kanë tendencë shpëlarjen e trurit të njerëzve”, thekson ligjëruesi universitar, prof.dr. Lulzim Murtezani, duke shtuar se në masë të madhe dominojnë mashtrimet dhe informacionet e rrejshme që kanë të bëjnë me politikën.
 
Edhe Valon Kurtishi nga organizata joqeveritare “Illyricum Libertas” pranon faktin se edhe subjektet e ndryshme politike, por edhe joqeveritare tentojnë të shfaqin propagandën e tyre nëpërmjet botës së internetit. “Shfrytëzimi i forumeve dhe faqes së mirënjohur facebook për propaganda nga më të ndryshmet është një praktikë moderne e kohëve të fundit, ose një formë alternative e të plasuarit të qëndrimeve partiake. Për sa kohë ajo nuk ndërhyn në çështje private të njerëzve, dhe përdoret për të përhapur ide në lidhje me çështje të caktuara shoqërore edhe mund të tolerohet”, ka theksuar Kurtishi, i cili shton që OJQ-të në të shumtën e rasteve përdor internetin për çështje të promovimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe dënimin e fenomeneve negative. 

Interneti u shpik në funksion të ushtrisë amerikane, për të bërë të mundur komunikimin edhe në rastin e shkatërrimeve që mund të sillte bomba atomike. (INA)

Add to: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 Jane komentuar):

komento comment

Ju lutemi shkruani kodin qe shikoni ne foto:

  • print Print version
  • Plain text Plain text
Restaurant ARTA - Diber

Reklama
www.albart.com
Lajme nga dibra
  • Oda Rajonale e Zejtarëve paralajmëron
  • Vjen “freskia” për dibranët
  • Fëmijët në rrezik nga qentë endacak
  • Korabi i paharitshëm
  • Dibra pa inspektorë në shumë sfera
  • Qendra kulturore plot aktivitete
  • Dibrën e vërshojnë lypësit
  • VARDINO 0 - 1 KORAB.
  • 100 paketa me ushqime për skamnorët
  • “Stërvitje” për parandalimin e vjedhjeve
Home | Set as homepage | Add to favorites
Powered by:Adrian AlbArt