Zgjedhje të parakohshme gjatë këtij viti
Partitë politike sërish kanë në qendër të vëmendjes mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare gjatë këtij viti.
Ky sinjal është shprehur edhe nga krerë të partive politike, të cilët nuk i përjashtojnë zgjedhjet pas qershorit, afati i fundit i dhënë nga bashkësia ndërkombëtare për zgjidhjen e kontestit të emrit
Zërat për zgjedhje vijnë nga partitë e opozitës maqedonase, derisa kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në disa raste ka përjashtuar mbajtjen e tyre gjatë këtij viti. Kryetari i Partisë së Re Socialdemokrate (PRSD), Tito Petkovski ka vlerësuar se deri në fund të vitit do të ketë zgjedhje të parakohshme. “Zgjedhjet janë të pashmangshme, nëse gjatë periudhës së ardhshme nuk zgjidhet kontesti i emrit me Greqinë”, ka theksuar Tito Petkovski, duke shtuar se vjeshta është periudha më ideale për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Në vijën e njëjtë ditë më parë ka qenë edhe kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, i cili konfirmoi se zgjedhjet do të mbahen, në rast se do të bllokohen proceset e integrimeve euroatlantike gjatë muajve të ardhshëm dhe nuk ka sinjale për zgjidhjen e emrit.
Partia shqiptare në pushtet BDI, nuk është e interesuar për zgjedhje të parakohshme. Mosfunksionimi dhe përçarjet e sërishme midis partnerëve të koalicionit BDI dhe VMRO-DPMNE që shpërthyen me dështimin e mbledhjes së komitetit për marrëdhëniet, megjithatë nuk e detyrojnë BDI-në e Ali Ahmetit të thirret në zgjedhje të parakohshme. Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi ka theksuar se me zgjedhje të parakohshme nuk zgjidhet asgjë, në rast se nuk zgjidhet kontesti i emrit.
“Pa dallim se dikush dëshiron zgjedhje të parakohshme, mendoj se ky nuk është prioriteti ynë, pasi që më vendimtare është çështja e zgjidhjes së kontestit të emrit”, ka theksuar deputetja e BDI-së. Partitë opozitare shqiptare PDSH dhe DR kanë theksuar se janë të gatshme për t`u përballur në zgjedhje të parakohshme. (INA)
- Oda Rajonale e Zejtarëve paralajmëron
- Vjen “freskia” për dibranët
- Fëmijët në rrezik nga qentë endacak
- Korabi i paharitshëm
- Dibra pa inspektorë në shumë sfera
- Qendra kulturore plot aktivitete
- Dibrën e vërshojnë lypësit
- VARDINO 0 - 1 KORAB.
- 100 paketa me ushqime për skamnorët
- “Stërvitje” për parandalimin e vjedhjeve



del.icio.us
Digg
Komente (0 Jane komentuar):
komento