header
  • Lajme
  • Sport
  • Teknologji
  • Kulturë
  • Argëtim
    • Thashetheme
    • Kuriozitete
    • Tendenc
  • Opinion
  • Intervista
  • Islam
  • Lajme nga dibra
    • Dosier
| Kerkim i avancuar
  • Home
  • Kontakt
Home | Lajme nga dibra | Rruga e Arbrit, shpëtimi i zonës Mavrovë-Dibër

Rruga e Arbrit, shpëtimi i zonës Mavrovë-Dibër

28 February, 2010 08:32:00
Font size: Decrease font Enlarge font
image

Bllokimi i ditëve të fundit të rrugës Mavrovë-Dibër si rezultat i rënies së shkëmbinjve të shumtë dhe shembjes së dheut, ka riaktivizuar idenë e ndërtimit të Rrugës së Arbrit, e cila shihet si shpëtim i kësaj zone.

 Rruga, e cila do të shkurtonte distancën Tiranë-Shkup, duke i afruar këto dy kryeqendra vetëm për dy orë, duket se është e patjetërsueshme për t’u realizuar. Ndërtimi i kësaj rruge sipas ideatorit dhe projektuesit Shefki Aliti është zgjidhja e vetme për zhvillimin e Maqedonisë. "Rruga aktuale për në Dibër është shumë e vjetër dhe nuk plotëson asnjë standard të një rruge të mirëfilltë. Ajo është vjetër më shumë se 30 vite dhe është e dëmtuar shumë, sidomos nga kamionët e mëdhenj të cilat bartin knauf etj.", tha Aliti. Sipas tij, kjo gjendje është edhe një arsye që Rruga e Arbrit të fillojë të nderohet sa më urgjentisht. "Rrugën të cilën ne e kemi projektuar përfshin në vetvete edhe testimet gjeomekanike dhe plotëson të gjitha standardet e një rruge moderne. Jemi munduar disa herë që kjo të futet si prioritet i qeverisë, por deri më tani s’kemi hasur në mirëkuptim. Apeloj që kjo rrugë të bëhet sa më shpejt", tha ideatori Shefki Aliti.

Rruga historike e njohur që në kohët më të lashta si "Rruga e Arbrit" për nënkryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Kasam Zendeli duhet të ndërtohet sa më shpejt. "Rruga e Arbrit është ilaçi më i mirë për problemet në atë rajon. Përveç se shkurton distancën mes dy kryeqendrave, ajo është edhe një atraksion turistik, pasi kalon në vendet më të bukura", sqaron fillimisht Kasami. Sipas tij, qeveria e Maqedonisë as nuk e pranon, por as nuk e mohon rëndësinë e ndërtimit të kësaj rruge. "Kostoja financiare është shumë e madhe për këtë projekt. Disa e konsiderojnë këtë si pjesa e Korridorit 8, i quajtur si 8C dhe për këtë duhet të ndajë para Bashkësia Ndërkombëtare. Edhe nëse jepet me koncesion, nuk e di sa do të ketë interes për këtë projekt", tha Zendeli.

Rruga e Arbrit është lidhja më e shpejtë mes Shkupit dhe Tiranës. Deri më tani ky projekt nuk është futur në planet e qeverisë së Maqedonisë. Me këtë superstradë është paraparë që të ndërlidhen qytetet Bulqizë-Peshkopi-Dibër e Madhe-Strugë-Kërçovë-Gostivar-Tetovë-Shkup. Bëhet ndërlidhja edhe në drejtim të Kosovës. Gjatësia pritet të jetë 64 kilometra, ndërsa nga aspekti i gjerësisë është projektuar që autostrada të jetë me dy drejtime edhe atë me dy korsi të gjera me nga 3.5 metra dhe me dy korsi ndihmëse nga 2.5 metra. Kostoja e ndërtimit llogaritet afro 250 milionë euro.

Shqipëria ka filluar të ndërtojë këtë rrugë dhe ka arritur deri në kufirin e Maqedonisë, kurse ka ngelur që edhe Maqedonia ta ndërtojë këtë projekt të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.

 

SHENIM: "mydibra.com mbane te drejten e mospublikimit te komenteve qe bien ndesh me normat etike, komenti do te publikohet pas aprovimit nga administratori". 

Add to: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 Jane komentuar):

komento comment

Ju lutemi shkruani kodin qe shikoni ne foto:

  • print Print version
  • Plain text Plain text
Restaurant ARTA - Diber

Reklama
www.albart.com
Lajme nga dibra
  • Oda Rajonale e Zejtarëve paralajmëron
  • Vjen “freskia” për dibranët
  • Fëmijët në rrezik nga qentë endacak
  • Korabi i paharitshëm
  • Dibra pa inspektorë në shumë sfera
  • Qendra kulturore plot aktivitete
  • Dibrën e vërshojnë lypësit
  • VARDINO 0 - 1 KORAB.
  • 100 paketa me ushqime për skamnorët
  • “Stërvitje” për parandalimin e vjedhjeve
Home | Set as homepage | Add to favorites
Powered by:Adrian AlbArt