header
  • Lajme
  • Sport
  • Teknologji
  • Kulturë
  • Argëtim
    • Thashetheme
    • Kuriozitete
    • Tendenc
  • Opinion
  • Intervista
  • Islam
  • Lajme nga dibra
    • Dosier
| Kerkim i avancuar
  • Home
  • Kontakt
Home | Lajme nga dibra | Rruga per ne Diber perseri e bllokuar, kete radhe nga Struga

Rruga per ne Diber perseri e bllokuar, kete radhe nga Struga

26 February, 2010 02:25:00
Font size: Decrease font Enlarge font
image

Rruga Dibër-Strugë edhe sot është jashtë përdorimit.

 Sasi të mëdha të ujit ku në disa pjesë arrijnë një lartësi prej 40 cm ende mbajnë rrugën të bllokuar. Trafiku është devijuar në rrugën e vjetër në fshatin Lukovë dhe prej aty deri në Dibër. Për kamionët dhe automjetet e tjera të rënda të mallrave është vënë në përdorim një korsi rrugore. Megjithatë, Drini i Zi edhe më tej vazhdon të krijojë probleme.
“Jo vetëm këtu. Uji vazhdon edhe përgjatë lumit dhe vjen deri në rrugë. Nëse rritet niveli, ekziston rreziku që përsëri të dalë në rrugë”, tha Rashid Abazoski nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim në Dibër. 
Me ndihmën e makinerive të ndërtimit edhe sot po bëhen përpjekje për të pastruar terrenin, ndërsa përmes ndërtimit të digave po parandalohet dalja e lumit nga shtrati. Por gjurmët e baltës dhe rërës, tregojnë se natën e kaluar ekipi i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, luftoi me vërshimin e  lumit Drini i Zi.
Nën ujë mbetet edhe më tej një pjesë e fshatit Lukovë. Uji nga lumi ka përfshirë edhe ambulancën e zonës.

Ekipet e Drejtirisë për mbrojtje dhe shpëtim, të pajisura me dy eskavatorë, kanë punuar gjatë tërë natës së mbrëmshme dhe gjatë tërë ditës së sotme, për të përforcuar argjinaturat në këtë pjesë të aksit rrugor, ku niveli i ujit në rrugë arrinë deri në 80 cm.

Rashit Abazoski, lidhur me gjendjen e tanishme pohoi se niveli i Drinit ka filluar të stabilizohet, pasi që në portat e shkarkimit në Strugë, janë mbyllur gati dy porta të shkarkimit dhe kanë zvogëluar edhe sasinë e ujit që arrinë deri këtu në këtë pikë mjaft kritike afër Llukovës.

Në digën e portave të shkarkimit në Strugë, u dha një konferencë për media nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe nga Qendra për menaxhimin e krizave, lidhur me aktualitetin që po kalon rajoni.

“Niveli i u jërave sot është më i ulët falë edhe kohës që po mbretëron pa erë. Jemi duke bërë përpjekje maksimale për aktivitete të koordinuara dhe të ekujlibruara lidhur me shkarkimin e ujërave nga Liqeni i Ohrit, për të pamundësuar përmbytje ose dëme të tjera ndaj popullatës dhe vendbanimeve në bregun e Liqenit të Ohrit dhe rrjedhës së lumit Drin”- deklaroi Pande Llazarevski, drejtor i Qendrës për menaxhim me krizat.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Shaban Saliu, mes tjerash theksoi se situata është nën kontroll të plotë dhe në të gjitha vendet ku është paraqitur situate si kritike, ekipet mobile kanë reaguar dhe kanë intervenuar me kohë. “Gjendja më kritike paraqitet në askin rrugor Strugë-Dibër, ku për shkak të daljes nga shtrati të lumit Drin, edhe ka ardhur deri te ndërprerja e qarkullimit dhe është bërë riorjentimi i rrugës në këtë aks rrugor. Ekipet e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, me mekanizimin e duhur janë duke punuar në teren, për të stabilizuar edhe në këtë pikë kritike situatën”-theksoi Shaban Saliu, për agjencinë e lajmeve INA.

Të pyetur se sa është shkarkimi nga Liqeni i Ohrit tani kur pas hapjes së gjashtë portave janë mbyllur mbi një portë e gjysëm, pas intervenimit të autoriteteve lokale, ata deklaruan se aktualisht nga portat e shkarkimit, dalin ose shkarkohen rreth 5o metra kub ujë për sekondë.

Në liqenin akumulues të HC Glloboçiva, sasi e konsideruar e ujit derdhet përmes levës për tepricen e ujit, por nuk është parë e arsyeshme për të hapur tunelin e shkarkimit. Aty, edhe më tej vlerësojnë se niveli është mbi 20 cm mbi normalen, që nga banorët e zonave të përmbytura vlerësohet se kjo është bërë për shkak të interesave materiale, të prodhimit dhe shitjes së energjisë elektrike, pa mbajtur llogari për vendbanimet, pronat dhe banorët e zonave të rrezikuara.

Megjithate, niveli i Liqenit të Ohrit ,betet në kuotat 693.95 m lartësi mbidetare, që do të thotë se është 20 cm mbi koutat maksimale sipas Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, për kuotën maksimale 693.75 m.

Situata megjithate vazhdon të jetë edhe më tej kritike në fshatrat Kalishtë, Radozhdë, Dobovjan, ku janë përmbytur shumë bodrume dhe shtëpi përdhese, Llukove etj. 

mydibra.com /ina

 

Add to: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 Jane komentuar):

komento comment

Ju lutemi shkruani kodin qe shikoni ne foto:

  • print Print version
  • Plain text Plain text
Restaurant ARTA - Diber

Reklama
www.albart.com
Lajme nga dibra
  • Oda Rajonale e Zejtarëve paralajmëron
  • Vjen “freskia” për dibranët
  • Fëmijët në rrezik nga qentë endacak
  • Korabi i paharitshëm
  • Dibra pa inspektorë në shumë sfera
  • Qendra kulturore plot aktivitete
  • Dibrën e vërshojnë lypësit
  • VARDINO 0 - 1 KORAB.
  • 100 paketa me ushqime për skamnorët
  • “Stërvitje” për parandalimin e vjedhjeve
Home | Set as homepage | Add to favorites
Powered by:Adrian AlbArt