header
  • Lajme
  • Sport
  • Teknologji
  • Kulturë
  • Argëtim
    • Thashetheme
    • Kuriozitete
    • Tendenc
  • Opinion
  • Intervista
  • Islam
  • Lajme nga dibra
    • Dosier
| Kerkim i avancuar
  • Home
  • Kontakt
Home | Opinion | “E jap unitetin kombëtar, për një karrierë të coftë individuale, në kabinetin e një kryeministri maqedonas”

“E jap unitetin kombëtar, për një karrierë të coftë individuale, në kabinetin e një kryeministri maqedonas”

09 February, 2010 12:31:00
Font size: Decrease font Enlarge font
image

Pasojat e mosunitetit politik shqiptar

“E jap unitetin kombëtar, për një karrierë të coftë individuale, në kabinetin e një kryeministri maqedonas”

Thënia lapidare“E jap një kalë për mbretërinë”, në realitetin politik shqiptar në Maqedoni do të mund të përkthehej “E jap unitetin kombëtar, për një karrierë të coftë individuale në kabinetin e një kryeministri maqedonas”

Para do ditësh një lider opozitar maqedonas mblodhi disa parti satelit me proviniencë, gjithashtu opozitare dhe vendosën të formojnë njëfarë fronti opozitar, kundër regjimit aktual. Partitë shqiptare munguan në këtë forum dhe bënë mirë që munguan, mirëpo askush nuk e di deri më tani saktësisht,  se cila është strategjia e veprimit të partive politike shqiptare, kundrejt cilitdo regjim, që instalohet në Maqedoni.

Në Maqedoni ka dy linja të forta politike, me prejardhje etnike maqedoanse, njëra që përfaqësohet nga partia e ashtuqujatur konservatore, VMRO-DPMNE dhe tjetra, me proviniencë, gjoja, socialdemokrate, LSDM, mirëpo nuk ka një linjë politike shqiptare, sepse partitë shqiptare tradicionalisht vuajnë nga tharmi i ndërtimit të karrierave individuale dhe tejet të diskoordinuara. Tek shqiptarët ka politikanë, por nuk ka individualitete. Tek shqiptarët ka politikë, por nuk ka platformë dhe strategji për veprime afatgjata. Emrat e politikanëve, që radhiten pas liderit partiak, tek shqiptarët, nuk shkon gjatë kohë dhe harrohen, sepse ata i bluan ambicja iracionale e liderit për të menaxhuar partinë me anonimusë, pa kurriz etik e qytetar, pa  bekgraund profesional dhe pa përvojë në ndonjë fushë të caktuar jashtë politikës.

Është për të ardhur keq, se si partitë politike shqiptare projektojnë plane e ide për të rrëmbyer pushtetin (aq sa u jep kryeministri maqedon), dhe harrojnë të mbrojnë pushtetin moral të të qenit bashkë për linjat kryesore të veprimit politik. Nuk mbajmë mend të jetë mbajtur deri më tani një tryezë e frytshme e partive politike shqiptare, e cila pastaj do të mund të përdorej edhe si platformë apo kornizë për çështje të hapura. Me fjalë të tjera, shqiptarëve u mungon “dekalogu” i veprimit të tyre politik, ndërkohë që tek blloku politik maqedonas funksionon një aparat i tërë shtetëror (gjyqet, financat, policia, shërbimi sekret, diplomacia), i cili jo vetëm që është në shërbim të politikave institucionale të partive politike maqedonase, por ato, madje edhe janë pjesë e premtimeve parazgjedhore nëpër fushata.

Pse liderët politik shqiptarë nuk e kuptojnë se janë askushat, nëse veprojnë ndaras, pa koordinim brendakombëtar. Sado të fortë ta kenë partnerin e tyre të koalcionit, i cili zakonisht është maqedonas, ata janë aq më tepër të vegjël, më të papërfillshëm kundrejt sfidave, që i nxjerr përpara stuhia e shtetit me mendësi njëetnike.

Historia jo shumë e hershme e veprimit politik të shqiptarëve në Maqedoni ka dëshmuar se i ashtuquajturi “veprim politik, brenda institucioneve të sistemit” nuk i ka dhënë gjithmonë frytet e dëshiruara, sepse ai veprim nuk e ka patur në themel një platformë më të gjerë, por në të shumtën e rasteve, madje veprimi është këmbyer me volunterizëm insititucional, kur grupi parlamentar ka punuar jashtë koordinimit më kreun partiak, kur grupi i ministrave nuk ka patur subordinim veprimesh në kuadër të konsultimeve brenda deputetetëve e brenda partisë dhe më skandalozja, kur ministra të caktuar kanë hedhur në eter deklarata kuturu, që lidhje s’kanë pasur me doktrinën politike të partisë që përfaqëson ai far bilbil minstri.

Reinkarnimi i një stili të tillë të punës ka rrezik të reprizohet edhe në të ardhmen, aq më tepër kur liderë të caktuar shqiptarë preferojnë që të përdorin si këshilltarë, pikërisht eksponentët e kësaj shkolle politike, aq shumë e denoncuar dhe e inkriminuar po nga këta liderë që “si Feriti faqe ndërrron”.

Sa mund ta quajmë vetmi ndjenjën e të qenit i pambrojtur institucionalisht, madje edhe atëherë kur interesat e tua i mbron një parti shqiptare?. Të dhënat e publikuara tash së fundi për ndarjen e mjeteve financiare dedikaur medieve audiovizive, e tregon më së miri fotografinë e zbehtë të një historie jodinjitoze të përfaqësimit të interesave shqiptare në institucionet e shtetit. Sikur shqiptarët, sidomos ata që ende merren me polikë, të kishin patur një platformë të përbashkët të koordinimit të veprimeve politike, asnjëherë nuk do të ndodhte ajo që ndodhi tani, kur Agjencia për Komunikime Elektronike i ndau vetëm 5 % mjete financiare dy televizioneve kombëtare në gjuhën shqipe. Asnjëherë nuk do të ndodhte që plani urbanistik i sheshit të Shkupit të ketë aq të ardhme skandaloze, pa kurrfarë elemente të multietnitetit, ku shqiptarët jo vetëm që nuk përfshihen, por ata dhunshëm dëbohen edhe nga ajo pjesë që u ka takuar në të kaluarën, siç është rasti me lokacionin e xhamisë Burmali. Asnjëherë nuk do të ndodhte që të shqiptohen dënime aq drakonike, siç ndodhi me dënimin me burg të përjetshëm të liderit të Alternativës Kombëtare, Harun Aliu dhe dy shqiptarëve të tjerë. Asnjëherë nuk do të ndodhte që për shumë punë të rëndësishme brenda ministrive, përpara informohet zëvendësministri maqedonas e pastaj ministri shqiptar dhe, ky i fundit, jo rrallë del vetëm sa për t’ua harxhuar një shkrepje blici fotoreporterëve.

Prandaj, thënia lapidare “E jap një kalë për mbretërinë”, në realitetin politik shqiptar në Maqedoni do të mund të përkthehej “E jap unitetin kombëtar, për një karrierë të coftë individuale në kabinetin e një kryeministri maqedonas”.

 

Emin AZEMI 

Add to: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 Jane komentuar):

komento comment

Ju lutemi shkruani kodin qe shikoni ne foto:

  • print Print version
  • Plain text Plain text
Restaurant ARTA - Diber

Reklama
www.albart.com
Lajme nga dibra
  • Oda Rajonale e Zejtarëve paralajmëron
  • Vjen “freskia” për dibranët
  • Fëmijët në rrezik nga qentë endacak
  • Korabi i paharitshëm
  • Dibra pa inspektorë në shumë sfera
  • Qendra kulturore plot aktivitete
  • Dibrën e vërshojnë lypësit
  • VARDINO 0 - 1 KORAB.
  • 100 paketa me ushqime për skamnorët
  • “Stërvitje” për parandalimin e vjedhjeve
Home | Set as homepage | Add to favorites
Powered by:Adrian AlbArt