header
  • Lajme
  • Sport
  • Teknologji
  • Kulturë
  • Argëtim
    • Thashetheme
    • Kuriozitete
    • Tendenc
  • Opinion
  • Intervista
  • Islam
  • Lajme nga dibra
    • Dosier
| Kerkim i avancuar
  • Home
  • Kontakt
Home | Lajme nga dibra | Ekskluzive: Intervistë me kryetarin e Komunës së Dibrës së Madhe dr. Argëtim Fida

Ekskluzive: Intervistë me kryetarin e Komunës së Dibrës së Madhe dr. Argëtim Fida

06 February, 2010 01:47:00
Font size: Decrease font Enlarge font
image

Dibranët në diasporë më afër vendlindjes

Në zgjedhjet e lokale të vitit 2009, kryetar i Komunës së Dibrës së Madhe ri -zgjidhet Argëtim Fida, me profesionin doktor. Ai është zgjedhur me siglën e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit . Për dr Argëtim Fidën ky është mandati i dytë në postin e kryetarit të Komunës së Dibrës së Madhe, meqënëse këtë post, ai e ka ushtruar edhe në mandatin 2005 - 2009. Këtë mandat ai e ka fituar me një përqindje më të lartë se herën e parë, përqindje ajo e cila i kaloj të 62 përqind të votuesve dibran. Ai si kryetar komune në mandatin e parë u zgjodhë nga viti 2005 dhe qëndrova deri në zgjedhjet e reja të marsit 2009 pra  u rizgjodhë rishtazi në mandatin e dytë si rezulltat i disa ndryshimeve të dukshme në Dibër. Në SHBA-ës, zoti Fida ndodhet në vizitë private. Korespodenti i mydibra.com t, i mori në ditën e fundit të vizitës së tij në SHBA-së, këtë intervistë.

 mydibra.com -

  Në zgjedhjet e fundit lokale, ju u ri-zgjodhët në postin e Kryetarit të Komunës së Dibrës së Madhe . Na thoni se në çfarë rethanash  i ri fituat zgjedhjet ? Madje edhe me më shumë vota se mandatin e parë si ndodhi dhe pse?.

 Argëtim Fida :   Rethanat në të cilat BDI dhe unë i fituam zgjedhjet vendore në Dibër në mars të vitit 2009 janë pak më të ndryshme nga zgjedhjet vendore të mëparme.Pse do të thonit Ju.Sigurisht që nuk ishte më e rëndësishmja paraqitja e 6 kandidatëve për kryetar komune si risia më e madhe.Si cdo herë u paraqitën shumë platforma dhe kandidatë ,por kësaj here më shumë se herët tjera.Por risia më e madhe dhe ajo për të cilën u përcaktuan shumica dërmuese e votuesve dibranë ishte mbështetja e platformës së punës dhe transparencës.Ne mësuam votuesin dibran të kërkojë llogari për punën me raportet e përhershme që i jepnim atij dhe për katër vite pune qëndruam me ta në cdo lagje ,kantier pune dhe cdo fshat.Ndamë brengat dhe i zgjidhëm problemet aq sa na mundësonin mjetet bashkë me ta .Sugjerimet dhe propozimet e qytetarëve dhe grupeve të intelektualëve u bënë në të shumtën realitet si asnjëherë më parë.Kjo bëri risinë që nuk kish ndodhur ndonjëhere që fitorja të kryhej që në raundin e parë me numër rekord të votuesve dhe votave të fituara.  

mydibra.com - Pas 10 muajsh të para të mandatit të ri, në postin e njeriut të parë të Komunës së Dibrës së Madhe, si e vlerësoni punën tuaj të gjeritanishme ?

 Argëtim Fida :    Të gjitha ato që përmendëm më lart më obliguan që edhe në mandatin e dytë me shumë përgjegjësi dhe angazhim të vazhdoj punën time.Ishte ky një vit i vështirë për ekonominë e tërë botës që u manifestua edhe në buxhetin e komunës sonë,por sërisharitëm të realizojmë më shumë se 80% të buxhetit të planifikuar që rallë komunë në Maqedoni ju afrua këtyre shifrave.Aritëm të vazhdojmë punimet në objektin e ri të komunës si dhe punuam në rindërtimin e shumë objekteve shkollore,infrastrukturë të rrugëve, ujësjellsave dhe rezervuare,kanalizime fekale dhe atmosferike,gjelbërime si ehe aktivitete kulturore e sportive Vlera e investimeve edhepse vit i krizës ishte mbi nivelin e viteve tjera,pra rreth 1.400.000 euro (1 euro=1.42 $)Më detalisht dhe me ilustrime mund të gjeni ne www.dibra.org

 

mydibra.com -Gjashtë muajt e fundit të vitit që kaluam janë vërejtur disa aktivitete të rëndësishme të komunës suaj, ka pasur ndërtime të reja, përurime dhe aktivitet kulturore e sportive . Na thoni më konkretisht për çfarë aktivitetesh bëhet fjalë ? dhe si kaluan ato.

Argëtim Fida :   Po ! unë ju thash shkurtazi që punuam kryesisht në objektin e ri të komunës,i cili do të inaugurohet së shpejti,por ne inauguruam rikonstruimin e sistemit të ngrohjes qëndrore në Sh.f."Said Najdeni",inauguruam rikonstruimin e dritareve dhe fasadave si edhe trotuareve ne Sh.f. "V. Bashkim",inauguruam projektin për objektin e ri të gjimnazit të Dibrës,vazhduam punimet në palestrën e re te sportit për kët gjimnaz.Inauguruam kopshtin e rit të IP."Breshia" që fëmijët tanë parashkollor të kenë kushtet më të mira se të gjithë në Maqedoni ,Vazhuam të ndërtojmë ujësjellsa në disa kilometra dhe një rezervoar me kapacitet 500m3, ndëruam rreth 30 rrugë dhe rrugica të reja me pllakëzime,pregaditëm projekte dhe bëmë edhe politikë sociale duke punësuar për 6 muaj 49 punëtorë social,vazhduam të japim ushqim të ngrohtë falas për 100 familjet më skamnore të qytetit.

 Vazhduam me aktivitetet kulturore dhe sportive ne kuadër të "Ditët e kulturës Dibra 2009" si edhe cdo vit tjetër ku aktivitete kryesore ishin: Manifestimi "100 vjetori i Kongresit të Dibrës","Festivali i teatrit shqiptar në Maqedoni -edicioni i VIII","Portiku poetik-dr Lutfi Turkeshi","Turneu i fudbollit -Dibra 2009", koncerte , ekspozita  etj. por ajo që do të mbahet në mend këtë vit është inaugurimi me rastin e "Festës së Flamurit 28 Nëntori"dhe me një program të begatë kulturor dhe artistik i shtatoreve të dy iluministëve dibranë Josif Bagerit dhe Said Najdenit në qendër të qytetit duke e quajtur këtë shesh "Sheshi i Rilindasve dibranë"-Këto janë vepra që do të mbeten,pra ishte nje vit dinamik dhe i mbushur plot me aktivitete.

 mydibra.com -: Na sqaroni projektet që parashihen të realizohen në planin afat shkurt, planin afat mesëm dhe atë afat gjatë të Komunës suaj ?

  Argëtim Fida :   Sigurisht planifikimet tona janë shumë optimiste dhe gjithmonë ashtu kanë qene,por populli thot se jo gjithmonë esapi i shtëpisë del në pazar.Edhe ky vit do të jetë vit i vështirë finansiar në aspektin e buxhetit.Por për një numër projektesh si palestra sportive e qytetit,asfaltimi final i bullevardit Iliria dhe rregullimi i trotuareve,investime në ujësjellsin e Dibrës në matësat e ri elektronik të ujit,asfaltimin e rrugës për fshatin Kojnarë etj mjetet janë siguruar dhe punimet do të fillojnë në pranverë.Kryesisht do të koncentrohemi në regullimin e infratrukturës në zonën Universitare -ekonomike për të krijuar kushte për fillimin e vitit akademik 2010-2011 dhe thithjen e investitorëve për hapjen e vendeve të reja të punës.Në planin trevjecar është sinimi kryesor hapja e perspektivës të metutjeshme turistike,ekonomike dhe bujqësore të Dibrës që do të faktorizohen me rrugën e Arbërit.Po kjo nuk varet vetëm nga ne ,ne jemi këtu që të krijojmë kushte afaristët nga vendi dhe diaspora janë ata që duhet të marin iniciativën, ne lobojmë për ti bindur.

 

mydibra.com - Lidhur me diasporën që të jetë sa më afër vendlindjes ....

 Argëtim Fida : Desha të theksojë se në kuadër të platformës të përgatitur për zhvillimin ekonomik të Dibrës, në si Komunë për herë të parë arritëm që në këtë periudhë të promovojmë katër zona ekonomike. “ Tashmë këto zona ekonomike janë  të realizuara edhe me plane detale urbanistike, e për t’u bërë realitet duhet të thithim investime nga diaspora në Europë dhe Dibranët në Amerikë. Nuk perjashtojmë në asnjë mënyrë edhe të huajt në se shihet se ka leverdi të madhe ekonomike dhe interes për Dibrën. Për këtë qëllim, lidhur me diasporën që të jetë sa më afër vendlindjes .... ne kemi vendosur që kryetari i komunës të ketë katër këshilltarë nga diaspora për lobimin dhe  thithjen e investimeve të huaja, dy prej të cilëve do të jenë nga SHBA dhe dy nga Evropa, përkatësisht njëri nga Italia dhe tjetri nga Gjermania  ose Zvicra. 

 mydibra.com - -Diçka që ne nuk ju kemi pyetur , dhe ju dëshironi t'ju transmentoni nëpërmjet kësaj interviste dibranëve të Amerikës ?

 Argëtim Fida :   -Për fund desha të ftoj të gjithë dibranët të jenë pjesë e këtij procesi kudo që ata të jenë ,posacërisht këta në SHBA,pasi që edhe realisht kanë potenciale ekonomike që vetëm me  një pjesë të vogël të kapitaleve që disponojnë po të investoheshin në hapjen e bizneseve të reja në Dibër ,shumë cka do të ndryshonte.Largohem nga Amerika me përshtypjen se kjo nuk do të mungojë dhe se dibranët e duan dibrën e tyre dhe do të japin kontibutin sipas mundësive që kan. 

  

Ju faleminderit ! Ju përshëndes ngrohtësisht dhe -MIRUPAFSHIM NË DIBËR

 

 BEQIR SINA/mydibra.com 

 

 Shenim:Stafi i mydibra.com mban te drejten per mos publikimin e komenteve dhe opinioneve te juaja dhe nuk mban pergjegjsi per ta nese veren  sharje, fyerje apo nxitje te urejtjes. 

 

Add to: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 Jane komentuar):

komento comment

Ju lutemi shkruani kodin qe shikoni ne foto:

  • print Print version
  • Plain text Plain text
Restaurant ARTA - Diber

Reklama
www.albart.com
Lajme nga dibra
  • Oda Rajonale e Zejtarëve paralajmëron
  • Vjen “freskia” për dibranët
  • Fëmijët në rrezik nga qentë endacak
  • Korabi i paharitshëm
  • Dibra pa inspektorë në shumë sfera
  • Qendra kulturore plot aktivitete
  • Dibrën e vërshojnë lypësit
  • VARDINO 0 - 1 KORAB.
  • 100 paketa me ushqime për skamnorët
  • “Stërvitje” për parandalimin e vjedhjeve
Home | Set as homepage | Add to favorites
Powered by:Adrian AlbArt