header
  • Lajme
  • Sport
  • Teknologji
  • Kulturë
  • Argëtim
    • Thashetheme
    • Kuriozitete
    • Tendenc
  • Opinion
  • Intervista
  • Islam
  • Lajme nga dibra
    • Dosier
| Kerkim i avancuar
  • Home
  • Kontakt
Home | Lajme nga dibra | Ekskluzive:Padrejtësia e Hidrocentralit “Spila” ndaj Dibrës

Ekskluzive:Padrejtësia e Hidrocentralit “Spila” ndaj Dibrës

06 February, 2010 01:14:00
Font size: Decrease font Enlarge font
image

Miliarda kilovatorë - asnjë investim

Nga 71 të punësuar, vetëm 16 shqiptar

 

Shembull i qartë i mospërfillijes dhe i anashkalimit të zhvillimit të Dibrës padyshim është edhe ndërtimi dhe funksionimi i HC “Spila”. Ky hidrocentral i ndërtuar në grykën ku bashkohen lumenjtë Radika dhe Drini i Zi është një ndër kapacitetet elektroenergjetike më të rëndësishme dhe rentabël në Maqedoni. Mirëpo për fat të keq përkundër prodhimit të rregullt të miliarda kilovatorëve energji elektrike ky hidrocentral  nuk ka bërë asnjë investim në Dibër.

Liqeni artificial ujin e të cilit e shfrytëzon ky hidrocentral ka gjatësi prej 22 km dhe sipërfaqe prej 13 km2. Ka mbuluar me ujë 1 mijë hektarë të tokës më pjellore të Udovës dhe gjatë prurjeve më të mëdha të ujit kjo sipërfaqe e mbuluar rritet edhe për 30 përqind.

Më 4 nëntor 2009 ky gjigand energjetik shënoi dyzet vjetorin e funksionimit, në praninë e përfaqësuesve të lartë të Elektroekonomisë të Maqedonisë, të pushtetit vendor dhe të ftuarve tjerë.

 “Ndërtimi i këtij hidrocentrali filloi në vitin 1964 dhe përfundoi në vitin 1969. Asokohe ky hidrocentral siguronte 1/3 të energjisë elektrike në Maqedoni. Deri tani në këtë hidrocentral janë prodhuar 12 miliardë kilovatorë energji elektrike, ose mesatarisht 300 milionë kilovatorë energji elektrike në vit”, tha në këtë jubile drejtori Lupço Angellovski.

Drejtori i përgjithshëm i Elektranave të Maqedonisë, Vllatko Çingoski, duke përshëndetur të pranishmit, shtoi se, “në këtë zonë ka potenciale ujore të ndërtohen edhe shumë hidrocentrale tjera, që do ta vendoste Dibrën në vendet edhe më të rëndësishme të prodhimit të energjisë elektrike”.

Në këtë jubile u folën shprehje të mëdha për efektet prodhuese pozitive të këtij hidrocentrali, por për fat të keq nuk u dha as edhe një shembull i vetëm për ndonjë investim të këtij objekti në të mirë të qytetit të Dibrës. Gjithashtu në manifestimin e këtij jubileu edhe pse jemi në vitin e 19 të demokracisë,  nuk u fol as një fjalë shqipe, përkundër faktit se shumica dërmuese e dibranëve janë të kombësisë shqiptare.

Liqeni artificial i ndërtuar për këtë hidrocentral mbuloi njëmijë hektarë tokë shumë pjellore të luginës së Udovës e cila jepte edhe nga dy prodhime në vit, por që bujqve dibranë iu dha kundërshpërblimi sikur të ishte tokë e kategorisë së katër ose të pestë.

Për ndërtimin e këtij hidrocentrali që zgjati pesë vite u angazhuan qindra punëtorë nga ndërrmarjet më të rëndësishme të asaj kohe si “Mavrova”, “Tunelogradnja”, “Geoloshki zavod”, “Geoteknika”, “Mostogradnja”, “Betoni” etj. Për ndërtimin e digës dhe të tuneleve u shfrytëzuan miliona metrakub rërë, gurë e dhera nga rajoni i Dibrës, por Dibrës nuk iu pagua asgjë, as edhe për rërën e shfrytëzuar dhe as nuk u investua qoftë edhe një metër rrugë, asfalt, ujësjellës, ose kanalizim.

Struktura nacionale e të punësuarve në këtë hidrocentral është çështje më vete. Që nga fillimet e funksionimit të këtij hidrocentrali shumicën e të punësuarve e përbëjnë maqedonasit dhe maqedonfolësit, edhe pse në Dibër ka shumë të diplomuar dhe inxhinierë të kombësisë shqiptare. Sipas të dhënave aktuale në këtë hidrocentral ka 71 të punësuar, prej tyre vetëm 16 shqiptarë, ndërsa pjesa më e madhe e të punësuarve janë maqedonas ose maqedonfolës.

Duke mos ndje asnjë të mirë nga ky hidrocentral, dibranët me të drejtë thonë se ky hidrocentral i ngjan lopës e cila ushqehet me barin e Dibrës, ndërsa qumështin e saj e shfrytëzon Shkupi.

Është koha e fundit që drejtuesit dhe menaxhuesit e hidrocentralit “Spila” të bëjnë investime në Komunën e Dibrës për ta përmisuar gabimin e deritashëm.

 

Rexhep TORTE

 

.

Add to: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 Jane komentuar):

komento comment

Ju lutemi shkruani kodin qe shikoni ne foto:

  • print Print version
  • Plain text Plain text
Restaurant ARTA - Diber

Reklama
www.albart.com
Lajme nga dibra
  • Oda Rajonale e Zejtarëve paralajmëron
  • Vjen “freskia” për dibranët
  • Fëmijët në rrezik nga qentë endacak
  • Korabi i paharitshëm
  • Dibra pa inspektorë në shumë sfera
  • Qendra kulturore plot aktivitete
  • Dibrën e vërshojnë lypësit
  • VARDINO 0 - 1 KORAB.
  • 100 paketa me ushqime për skamnorët
  • “Stërvitje” për parandalimin e vjedhjeve
Home | Set as homepage | Add to favorites
Powered by:Adrian AlbArt