header
  • Lajme
  • Sport
  • Teknologji
  • Kulturë
  • Argëtim
    • Thashetheme
    • Kuriozitete
    • Tendenc
  • Opinion
  • Intervista
  • Islam
  • Lajme nga dibra
    • Dosier
| Kerkim i avancuar
  • Home
  • Kontakt
Home | Lajme nga dibra | Fëmijët dibrane në SHBA-së, suksese e arrtije joshëse

Fëmijët dibrane në SHBA-së, suksese e arrtije joshëse

03 February, 2010 10:02:00
Font size: Decrease font Enlarge font
image

Floriana Borova në katër kampionte të futbollit për të rejat shpallet gola-shënuesja më e mirë me 28 gola

Për fëmijët e shqiptarë, kjo është një arritje! Ajo është një sukses tjetër në sportin amerikanë, duke e bërë atë, që dhe emri i tyre si protogonistë i ngjarjeve më të rëndësishme   sportive në SHBA-ës, të jetë në fokusin, e specialisteve, trainerve dhe ekesperteve të sportit . Floriana Borova në katër kampionte të futbollit për të rejat në SHBA-së, shpallet gola-shënuesja më e mirë me 28 gola. Por, edhe klasifikimi  në vend të parë i skuadrës së futbollit të të rejave, Cresskill Cougars të Nju Xhersit, u bë fakt, pasi në këtë skuadër, ajo luajti deri në “fair play” dhe mundi si mikpritëse, skuadrën New Milford me 3 golat e shënuara nga futbollistja shqiptaro- amerikane, Floriana Borova.

  Pa një modesti të tepëruar mund të vihet në dukje se shumë rezultate të një sërë studentëve dhe sportistëve shqiptarë, në futboll, basketboll, karate, dhe bejsboll - në SHBA-së, janë suksese. S'ka dyshim që edhe kjo është një arritje e mirë për të ardhmen e sportistit tonë, dhe për të parë të gjithë fëmijët e shqiptarëve në SHBA-së, të cilët shpesh herë, po i ndeshim në veprimtari e aktivitete të ndryshme, në SHBA-së, të jenë më të mirët, pra edhe më të suksesshëmit.

 Duke ngritur edhe më lart krenarinë e dinjitetin tonë kombëtar këtu në SHBA. Në këtë mënyrë jo vetem emri i tyre, dhe i prindërve e familjes së tyre, por edhe i vendit prej nga ata kan ardhur, do të ngrihet edhe më lart , si një frymëzim e nxitje edhe për fëmijët e tjerë. Pasi thuhet në SHBA-së, se jetojnë e punojnë, rreth gjysmë milioni shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja, e Çamëria.Pra , një "Shqipëri e vogël" në Amerikë.

     Ajo çka e bënë edhe më të njohur emrin Floriana Borovës, 16 vjeçare, është fakti se disa herë gazetat sportive, lokale dhe të shtetit, si dhe Federata Amerikane e Futbollit , vazhdimisht e përmend emrin e saj ; si një talente, që premton për të ardhmen e futollit të femrave në SHBA-së. Një nga llojet e sportit, më të sukseshëm në nivel ndërkombëtar. Futbollistja në fjalë është Floriana Borova - Flo, siç i thërrasin këtu, është   në vitin e fundit(klasën e12-të) në shkollën e mesme në Cresskill, të Nju Xhersit. Ajo është me prejardhje nga Dibra e Madhe ( e lindur në Amerikë). 

    Në materialin e saj biografik shkruhet se "Është talente e shkëlqyeshme në sportin që ajo ushtron dhe dallohet në klasat sportive të futbollit amerikan, për femrat. Mirpo, ajo kanë qënë e shquar edhe në basketboll dhe mbi të gjitha ka një nivel shëmbullor në mësime në shkollën ku ajo vijon studimet." Të paktën, këto janë vlersimet që kanë bërë për Florianën, gazetarët, specialistët e sportit dhe mësuesit e saj, shkruajnë gazetat e Nju Xhersit 

     Faqja e internetit www.northjerseysports.com/sports, në Nju Xhersi, në një artikull të saj shkruan se" Ekipi i futbollit për femra në shtetin e Nju Xhersit, i cili mban edhe emrin e qytetit ku skuadra e tyre është e para - Cresskill Courgars, pranon se është krenare që ka në gjirrin e saj elemnet të tilla, të cilat janë dalluar deri në nivel kombëtar në SHBA-ës, gjatë garave sportive. Pa marrë parasyshë se vetem në garat e shtetit të Nju Xhersit, ato çdo kampionat, vitet e fundit janë në vend të parë." 

    Floriana Borova; "Pozicioni i kësaj vajze fantaziste, thotë traineri i saj John Massaro- është të luaj në qender si sulmuese dhe sipas situatave në lojë Florin, me numërin 8 në fanellë, mund t'a tërheqish shumë lehtë edhe në mesfushë. Pasi ajo i koordinon mirë lëvizjet në momentet më deçizive në lojë, duke dhënë edhe rezultate të cilat në shumë raste i përkasin vetëm  lojës së mirë së saj. Ajo fatmirësisht ka qëlluar të luaj me një skuadër vajzash - të cilat është e vështirë t'i ndash nga njëra tjetëra, për lojën e bukur të tyre dhe plot talente, që kan bërë gjatë këtyre sesioneve, duke e shpallur disa herë në dekadën e fundit skuadrën e tyre Cresskill Courgars, edhe kampione në futboll të moshave të reja në SHBA-ës." 

     Ndërkaq,  një specialist futbolli, thotë se me Florin pranë kësaj skuadre, kjo skudër ndjehet më e sigurt gjatë ndeshjes në fushën e blertë. Ai duke pikasur vetit e saj në lojë thotë se Flori, "manovron shumë bukur me topin, ka reflekse duke e ndjerë momentin, dhe reagon me goditje të furishëme, sidomos jashtë zonës së 16 metrave, duke tundur rrjetën e protës së kundërshtarit, në disa raste. Andaj ajo është edhe gol-shënuesja më e mirë e ligës së parë të femrave në futboll - për katër vjet në SHBA-ës., me 28 gola"   

    Çka kemi vrejtur se edhe për Florianën trajneri, dhe specialistët e klubit të futbollit të femrave në futboll - "Cresskill Courgars", shprehen në medien vendase, të mahnitur me sukesesin e saj. Në fushën e lojës gjatë një turniri, duke parë një video, vrejtëm se numërit 8 të skuadrës Cresskill Courgars, kundërshtari i saj në anën tjetër të fushës së lojës, i kishte vënë një "roje" të veçantë Florianës, për të prishur aksionet e ndërrmara prej saj. Kështu, na thanë më pasë se veprojnë sa herë luan Floriana, "skuadrat kundërshtare caktojn një lojtare të fuqishme, që t'a frenojë atë deri edhe me lojë të "rëndë- numërin - 8-të". 

     Trajneri i saj John Massaro  thotë se Flo(Borova)" është shume e thjeshtë e dashur me shoqet e saj dhe e komunikueshme . Ajo gjithnjë jep një kontribut të çmuar në ekip, dhe dallohet për vlerat e saj- prandaj ajo është edhe gola-shënuesja më e mirë, në të gjithë ligën e parë të shtetit të Nju Xhersit." 

     Për këtë futbolliste të talentuar shqiptare, kan shkruar edhe gazetat e tjera të sportit të Nju Xhersit , por edhe ato të SHBA-ës, në disa raste duke folur si gjithnjë për teknikën e saj dhe golat e shkëlqyer që ajo ka shënuar. Vetëm për këtë sesion ajo ka tre ndeshje radhë, që ka shënuar ka tre dhe katër gola në një takim. 

     Flo -Floriana, është pjesmarrëse pothuajse në çdo aksion të skuadrës së saj - Cresskill Courgars, pasi edhe kondicioni fizik i saj është për t'u admiruar - shtatë larte dhe godet topin më të dyja këmbët, duke dhënë asiste në të gjitha pozicionet dhe pasime të sakta që nisin nga mesë fusha dhe përfundojnë të kuadratin e 16 metërishit. Sa që traneri i saj John Massaro, thotë se "Cresskill Courgars, nuk mund të paramendohet pa "lojën e bukur të numërit 8 -të, Floriana Borovës". 

    Fakti është se nga 25 ndeshje që ka luajtur për këtë sesion (përfshirë edhe takimet miqësore) ajo i ka luajtur të gjitha nga 90 minuta dhe ka arritur të shënojë 28 gola, në të trija pozicionet, goditje nga larg , me kokë dhe gola me mjeshtëri.

 Floriana, është fëmija e tretë e kësaj familje, ajo ka një vëlla 21 vjeç i quajtur Artan( student në Pace University), një motër 19 vjeçe Diana, dhe një motër tjetër 9 vjeçe që e quajnë Enisa. 

    Mirpo, ajo që ka ngritur edhe më shumë krenarinë e saj është se ajo gjithmon ka dëshirë të tregojë edhe prejardhjen e saj si shqiptare, megjithse është e lindur dhe e rritur këtu në Amerikë. Prindërit e saj gjyshi dhe babai kanë emigruar nga Dibra e Madhe. Gjyshi i saj ka qënë një këngëtar mjaft popullor në qytetin e tij dhe i njohur ato vite në viset shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe kudo ku ai këndojë , bukruisë, dashurisë, patriotizmit e trimërisë shqiptare. 

    Ai quhet Sulejman Borova ose siç i thërrasin adhuruesit e tij "Sulçja" . Babai i Florianës Muharrem Borova dhe ai është këngëtar. Prandaj zgjodhëm kësaj rradhe portretin e kësaj të reje shqiptaro ameriakne - sportiste e suksesshme, që jo vetënm dibranët në Amerikë, por çdo shqiptarë kur të shofi emrin e saj dhe mësojë për suksesin e saj  - padyshim që është krenar se edhe një vajzë tjetër shqiptare, në SHBA-së, ka treguar me lojën e saj talentin dhe suksesin e një vajze shqiptare në Amerikë.

 

BEQIR SINA, New York/mydibra.com

  

Add to: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (3 Jane komentuar):

sulejman on 17 February, 2010 04:12:21
avatar
perpara florjana u are thee bestt :)))
Remi Borova on 19 February, 2010 07:53:13
avatar
Floriana pervec se eshte nje futbolliste etalentuar ajo ka edhe talent te ralle ne fushen e basketbollit ku me daten 18shkurt 2010 shenoi 1000 pike per skuadren CRESSKILL COUGARS gje qe nuk e realizojne grup moshat e saja Pra ajo me me keta realizime ,synon qe te ngjitet edhe me larte,ku do te vazhdoje te luaje per ndonje skuader college[fakullte] te amerikes, gje qe prite te vendos se ne cilin fakultet te luaje. Sukseset e kesaj talenteje do te jen edhe me te medhaja ne te ardhmen.
kujtim borova on 05 March, 2010 03:24:14
avatar
Suksese floriana... Vec vazhdo keshtu... Je ma e mira

komento comment

Ju lutemi shkruani kodin qe shikoni ne foto:

  • print Print version
  • Plain text Plain text
Restaurant ARTA - Diber

Reklama
www.albart.com
Lajme nga dibra
  • Oda Rajonale e Zejtarëve paralajmëron
  • Vjen “freskia” për dibranët
  • Fëmijët në rrezik nga qentë endacak
  • Korabi i paharitshëm
  • Dibra pa inspektorë në shumë sfera
  • Qendra kulturore plot aktivitete
  • Dibrën e vërshojnë lypësit
  • VARDINO 0 - 1 KORAB.
  • 100 paketa me ushqime për skamnorët
  • “Stërvitje” për parandalimin e vjedhjeve
Home | Set as homepage | Add to favorites
Powered by:Adrian AlbArt