header
  • Lajme
  • Sport
  • Teknologji
  • Kulturë
  • Argëtim
    • Thashetheme
    • Kuriozitete
    • Tendenc
  • Opinion
  • Intervista
  • Islam
  • Lajme nga dibra
    • Dosier
| Kerkim i avancuar
  • Home
  • Kontakt
Home | Lajme nga dibra | Kryetari i Dibrës së Madhe, Argëtim Fida takime me diasporën në SHBA

Kryetari i Dibrës së Madhe, Argëtim Fida takime me diasporën në SHBA

01 February, 2010 11:36:00
Font size: Decrease font Enlarge font
image

Fida : "Kur takon shqiptarët e Amerikës, gjithësesi ndjehesh krenar se shqiptarët,

 me punën dhe kontributin e tyre, për çështjen kombëtare  gjithmonë e kanë ngritur emrin shqiptar këtu në SHBA." 

Kryetari i Komunës së  Dibrës së  Madhe, në Maqedoni, Dr. Argëtim Fida., zhvilloi takime me përfaqësues të  diasporës në Nju Jork, dhe pikërisht me disa nga krerët e shoqatave  dhe organizatave të komunitetit, si dhe të Federatës Pan-Shqiptare të  Amerikës "Vatra". Në zyrën e Vatrës, zotit Fida i shoqëruar nga kryetari i  Shoqatës Atdhetare Dibrane, zoti Ibrahim Kolari, njëherishit këshilltari i tij  për diasporën në Amerikë, i u bë një pritje e ngrohtë, nga  kryetari i Vatrës, z Agim Karagjozi, n/kryetari,

Dr. Gjon Buçaj, anëtarët e  kryesisë Zef Balaj, Ramiz Muja, Zef Përndocaj dhe editori i gazetës Dielli,  gazetari Dalip Greca.

     Mësohet se në këto takime është diskutuar gjerësisht,  për situatën e shqiptarëve në Maqedoni, si dhe për diasporën dhe  emigracionin shqiptar të pas viteve ’90. Rolin dhe kontributin e tyre në dobi të  çështjes - frymëzuar nga shoqata e parë dhe më e vjetra në SHBA-së, e cila pas  dy vjetëve

feston 100 vjetorin e themelimit të saj.

      Kryetari i Vatrës, z Agim Karagjozi, duke i  shprehur mirënjoihjen për respektin që tregoi kryetari i Dibrës, për të vizituar  Vatrën e themeluar  prej kolosve të kombit shqiptarë, tha se :" Vetë prezenca  juaj në këtë zyrë  e ngre më lartë rëndësinë e kësaj shoqate ,e cila për  afro një shekull -

nuk pushojë se renduri pas çështjes shqiptare" . Njëhereshit,  tha Karagjozi, viizita juaj bashkësisë shqiptare në Amerikë, tregonë se  shqiptarët e Amerikës janë "derë e hapur" për të gjithë vëllezërit tanë, qofshin  ata nga Kosova, Shqipëria,  Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci,  Medvegja dhe Çamëria". Vizitat tuaja na afrojnë edhe më shumë me njeri tjetrin  tha kryetari i Vatrës, zoti Agim Karagjozi.

  Vatra tha kryetari i saj është dalluar për patriotizmin e treguar për  dekada me radhë në shërbim të çështjes kombëtare. Për,  atë kontributin e paçmuar për përshpejtimin e proceseve demokratike në  Shqipëri, që nga fillimi i viteve ’90 e deri më sot, si dhe për kontributin  e  jashtëzakonshëm  në fuqizimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve të  shkëlqyera ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së, nisur prej presidentit Uillson  e deri tek presidentët Klinton e Bush. Dhe për një rol e kontributë historik në  dobi të çështjes shqiptare,çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, avancimin e  çështjes shqiptare, në të gjitha trojet etnike.

   "Ndërsa, tha kryetari Dibrës së Madhe, Dr Argëtim Fida,  ardhja në SHB-së, e çdo presonaliteti shqiptarë, dihet se e ka  simbolikën e vetë, dhe një vizitë tek Vatra, është një nevojë e kohës sot për  shqiptarët e të gjitha trojeve, për t'u frymëzuar nga vepra e kontributi i madh  i kësaj shoqate, në afro një shekull - për zgjidhjen e çështjes  shqiptare"

     Kryetari i Dibrës, zoti Fida duke iu drejtuar   Vatranëve, tha se mendojë se ju drejtohem të gjithë shqiptarëve të Amerikës,  thotë ai - mbasi  ka ardhur koha që të jeni më të ndjeshëm dhe më të lidhur  me situatën që gjendjen sot, për shqiptarët në Maqedoni - kontributi dhe  roli i shqiptarëve të Amerikës, ska dyshim që është jashtëzakonishtë i  rëndësishëm në përshpejtimin e proceseve në Maqedoni dhe në të gjitha viset  shqiptare, pikërishtë sot që ne shqiptarët jemi më të fortë se kurr - "kemi dy  shtete shqiptare jemi shumë afër njeri tjetrit".

   Ai tha në fund se kur takon shqiptarët e Amerikës, gjithësesi  ndjehesh krenar se shqiptarët, me punën dhe kontributin e tyre, për çështjen  kombëtare gjithmonë e kanë ngritur emrin shqiptar këtu në SHBA.

 

Per mydibra.com nga N.Y./Beqir SINA

Add to: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 Jane komentuar):

komento comment

Ju lutemi shkruani kodin qe shikoni ne foto:

  • print Print version
  • Plain text Plain text
Restaurant ARTA - Diber

Reklama
www.albart.com
Lajme nga dibra
  • Oda Rajonale e Zejtarëve paralajmëron
  • Vjen “freskia” për dibranët
  • Fëmijët në rrezik nga qentë endacak
  • Korabi i paharitshëm
  • Dibra pa inspektorë në shumë sfera
  • Qendra kulturore plot aktivitete
  • Dibrën e vërshojnë lypësit
  • VARDINO 0 - 1 KORAB.
  • 100 paketa me ushqime për skamnorët
  • “Stërvitje” për parandalimin e vjedhjeve
Home | Set as homepage | Add to favorites
Powered by:Adrian AlbArt