header
  • Lajme
  • Sport
  • Teknologji
  • Kulturë
  • Argëtim
    • Thashetheme
    • Kuriozitete
    • Tendenc
  • Opinion
  • Intervista
  • Islam
  • Lajme nga dibra
    • Dosier
| Kerkim i avancuar
  • Home
  • Kontakt
Home | Kulturë | Ekspozitë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës

Ekspozitë me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës

23 January, 2010 07:29:00
Font size: Decrease font Enlarge font
image

Me një ekspozitë pikturash në Sulihan sot kanë filluar aktivitetet për shënimin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës

 nën organizimin e Lëvizjes Qytetare ZGJOHU. Nga kjo Lëvizje paralajmëruan se manifestime të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve në vijim. Kurse nga Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, premtuan se do të sponsorizohen të gjitha aktivitetet që ndërlidhen me shënimin e ditëlindjes së nobelistes shqiptare.
"I madh është ai komb që ka bijë e bija siç është Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe Nënë Tereza, por një komb gjykohet jo aq shumë se sa njerëz të mëdhenjë ka në historinë epokale të tij por nga mënyra se si sillet ndaj tyre, anda ZGJOHU sot ka vendosur të nis aktivitetet për shënimin e vitit të Nënës Tereza me rastin e 100 vjetorit të lindjes së saj", tha Artan Grubi, Lëvizja Qytetare ZGJOHU.
"Sot shënohet fillimi i aktiviteteve për nder të 100 vjetorit të Nënës Tereza dhe me këtë mendoj që ne do të dëshmojmë që Nënë Tereza me origjinë është nga Shkupi, me origjinë është shqiptare dhe të gjitha tendencat për manipulim rreth origjinës së saj përfundimisht do të duhet t'u jepet fund në këtë vit jubilar. Mendoj se do të përkrahim edhe mëtej të gjitha organizatat qytetare dhe të gjitha institucionet tjera të cilat do të merren me aktivitete të këtilla dhe ne do të jemi bashkorganizatorë", deklaroi zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi.
Edhe mysafirët nga Kosova përshëndetën nismën e aktiviteteve për shënimin e 100 vjetorit të lindjes së huhamnistes, Nënë Tereza.
"Figura e Nënës Tereza është figure e cila kërkon një nderim të posaqëm e posaqërisht në 100 vjetorin e lindjes së saj. Unë e kam kënaqësin që jam present në fillimin e këtyre aktiviteteve kulturore", tha Valton Beqiri, ministri kosovar i Kulturës.
"Pak është ta nderojmë Nënën Tereza, duhet ta duam e mbi të gjitha duhet ta imitojmë.  Dhashtë Zoti që takimet e këtilla të begatojnë jo vetëm mendjen  por edhe zemrën tone që të jemi sy, dorë dhe zemër hapur për të kuptuar, për të dashuruar dhe për të ndihmuar njëri-tjetrin", porositi Don Lush Gjergji, ipeshk I Prizrenit.
Gjatë ekspozitës së sotme me rastin e fillimit të aktiviteteve për shënimin e 100 vjetorit të lindjes së Gonxhe Bojaxhiut, Nënës Tereza u promovua dhe një këngë kushtuar asaj nga këngëtari Selami Kolonja dhe një poezi e thurur pikërisht për jetën e Nënës Tereza.
Valmir Kuçi    
Add to: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 Jane komentuar):

komento comment

Ju lutemi shkruani kodin qe shikoni ne foto:

  • print Print version
  • Plain text Plain text
Restaurant ARTA - Diber

Reklama
www.albart.com
Lajme nga dibra
  • Oda Rajonale e Zejtarëve paralajmëron
  • Vjen “freskia” për dibranët
  • Fëmijët në rrezik nga qentë endacak
  • Korabi i paharitshëm
  • Dibra pa inspektorë në shumë sfera
  • Qendra kulturore plot aktivitete
  • Dibrën e vërshojnë lypësit
  • VARDINO 0 - 1 KORAB.
  • 100 paketa me ushqime për skamnorët
  • “Stërvitje” për parandalimin e vjedhjeve
Home | Set as homepage | Add to favorites
Powered by:Adrian AlbArt