Mediat spanjolle ironizojne Tiranen
Nderkohe qe ne Tirane po behej gati te fillonte pjesa e dyte e ndeshjes miqesore Gramozi-Real Madrid,
black out-i qe pushtoi “Qemal Stafen” per me shume se 1 ore eshte pasqyruar menjehere ne mediat elektrionike spanjolle, te cilat nuk i kane kursyer titujt fyes per ate cka ndodhi ne kryeqytetin shqiptar.“Guti dhe Benzema shkelqejne ne gjysemdrite”. Ky eshte titulli i nje prej gazetave me te medha spanjolle AS. Me tej ne faqet e kesaj gazete shkruhet se vizita e madrileneve ne Tirane filloi ne menyren me te mire, por perfundoi ne terr.
Ne shkrimin e saj, thuhet se eshte marre vete Ministri i Energjitikes per te risjelle dritat. Ironia e kesaj gazete shkon deri aty sa cileson si 2 qirinj lojtaret e Realit, Gutin dhe Benzema dy te cilet ndricuan sadopak terrin ne Tirane.Nderkohe ne sajtin e radiotelevizionit spanjoll, thuhet se Real Madrid fitoi ne mes te nje black out-i. Duke pershkruar terrin qe zgjati me shume se 1 ore e 30 minuta, ky sajt ka shkruar per protestat e tifozeve shqiptare, nderkohe qe ka perdoruar dhe sarkazmen duke percaktuar situaten si "nje simbol te asaj qe eshte Shqiperia”.
E mirepritur nga mijera tifoze qe donin te shikon ne stadiumin e Tiranes disa prej yjeve te futbollit boteror, kjo ndeshje do te ishte edhe nje reklame e mire per kryeqytetin shqiptar. Por ja qe nuk qe e thene. Fati i kesaj ndeshjeje dhe imazhit te Tiranes kishte mbetur tek dhembet e nje brejtesi, i cili permbysi gjithcka dhe mediat e huaja shkruajten serish per terrin ne kryeqytetin shqiptar.
Restaurant ARTA - Diber
Reklama
Lajme nga dibra
- Oda Rajonale e Zejtarëve paralajmëron
- Vjen “freskia” për dibranët
- Fëmijët në rrezik nga qentë endacak
- Korabi i paharitshëm
- Dibra pa inspektorë në shumë sfera
- Qendra kulturore plot aktivitete
- Dibrën e vërshojnë lypësit
- VARDINO 0 - 1 KORAB.
- 100 paketa me ushqime për skamnorët
- “Stërvitje” për parandalimin e vjedhjeve



del.icio.us
Digg
Komente (0 Jane komentuar):
komento