Poli pas pjesëmarrjes te “E diell” si kërcimtar, zë një të dashur balerinë
Duket se angazhimi më i ri tek “E diell” si balerin, e ka frymëzuar aq shumë Pol Babin, saqë nuk është menduar dy herë por ka zënë një të dashur balerinë.
Lajmi na u bë me dije pasi djali simpatik i “Big Brother 1” filloi të frekuentonte shumë sidomos në lokale nate, një vajzë të re brune, me trup shumë të bukur e cila sipas informacioneve tona, vazhdon shkollën për balet.Poli njihet tashmë si një gjuajtës i paparë femrash, mjafton të kalojmë në mendje femrat e shumta me të cilat është shoqëruar, brenda një viti, kohë kur ai u bë i njohur dhe lëvizjet e tij tashmë ishin të dekonspiruara. Një djalë i qetë dhe pëlqen ta shijojë jetën në maksimum, Poli duket se po e arrin mrekullisht këtë objektiv. Menjëherë pas ndarjes me Inën, Poli është parë gjithmonë në shoqërinë e vajzave të ndryshme, njëra më e bukur se tjetra.
Edhe pse vetë ai nuk ka treguar asnjëherë asgjë konkrete, ose nuk ka prezantuar dikë si të dashur zyrtare, miqtë e tij tregojnë se Poli pëlqen të bredhë nga njëra lule tek tjetra. Dhe këtë gjë nuk e realizon aspak me vështrësi pasi femrat shpesh i afrohen edhe vetë, falë pamjes së tij prej djali simpatik por edhe famës që i dha “Big Brother”. Edhe pse protagonistët e “Big Brother 1” kaluan paksa në harresë sapo filloi edicioni i dytë, Poli ka ditur gjithsesi të jetë në qendër të vëmendjes dhe të prodhojë lajme dhe skoope.
Pjesmarrja e tij tek “E Diell” e riktheu akoam më shumë në vemendjen e publikut tashmë në versionin balerin. Me siguri Poli ka menduar që në këto kushte nuk ka gjë më të mirë se sa një e dashur belerinë. Kështu jo vetëm argëtohen, por Poli mund të përfitojë edhe ndonjë leksion baleti nga mikja e tij e re.
PanoramaPlus
Restaurant ARTA - Diber
Reklama
Lajme nga dibra
- Oda Rajonale e Zejtarëve paralajmëron
- Vjen “freskia” për dibranët
- Fëmijët në rrezik nga qentë endacak
- Korabi i paharitshëm
- Dibra pa inspektorë në shumë sfera
- Qendra kulturore plot aktivitete
- Dibrën e vërshojnë lypësit
- VARDINO 0 - 1 KORAB.
- 100 paketa me ushqime për skamnorët
- “Stërvitje” për parandalimin e vjedhjeve



del.icio.us
Digg
Komente (0 Jane komentuar):
komento