Dallku: Refuzoj Galatasaray
Galatasaray i ka bërë ofertë zyrtare Vorsklas për transferimin e Armend Dallkut.
Kampioni i Turqisë i ka ofruar kontratë dyvjeçare mbrojtësit kosovar, derisa klubit ukrainas 1 milion euro për kartonin e tij. Megjithëkëtë, oferta e klubit nga Ali Sami Yen është refuzuar.Kampioni i Turqisë, Galatasaray, i ka bërë ofertë zyrtare klubit ukrainas Vorskla për mbrojtësin kosovar, Armend Dallku. Mirëpo, klubi nga qyteti i Poltavës ka refuzuar ofertën e ekipit turk.
Përgjegjësi i transferimeve në Galatasaray, gjermani Felkamp kishte udhëtuar drejt Antalyas, ku është i vendosur ekipi i Vorsklas, për të biseduar rreth transferimit të vushtrriasit në Ali Sami Yen Stadium.
Kampioni i Turqisë i ka ofruar 1 milion euro për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, mirëpo as kjo shumë nuk i ka bindur drejtuesit e klubit ukrainas që ta shesin njërin ndër futbollistët më të mirë të tyre.
“Felldkamp ka ardhur në hotel ku jemi të vendosur, ka biseduar me mua dhe më ka ofruar kontratë dyvjeçare. Ai ka biseduar edhe me drejtuesit e klubit, mirëpo oferta e tyre është refuzuar pasi Vorskla nuk po do të më shesë assesi deri në verë. Oferta e Galatasarayt ka qenë shumë e mira si për Vorsklan ashtu edhe për mua, mirëpo klubi vendosi që unë mos të largohem”, deklaroi Dallku për Express.
Dallku tregon se interesimi i ekipit turk për të kishte ardhur pas rekomandimeve të ish trajnerit të Shqipërisë, Hans Peter Briegel, i cili i ka sugjeruar Felkampin që ta transferojë në Galatasaray.
“Drejtuesit e Galatasarayt kanë parë dy stërvitje e një ndeshje timen edhe menjëherë kanë shprehur dëshirën që të më transferojnë”, thotë Dallku i cili nuk përjashton mundësinë që gjatë verës të transferohet në Stamboll.
Skuadra e Vorsklës është në rrugë të mirë që të sigurojë pjesëmarrjen në Kupën UEFA dhe, sipas Dallkut, kjo është arsyeja kryesore pse drejtuesit e klubit janë këmbëngulës që ta mbajnë në ekip të paktën deri në fund të sezonit.
“Pres që këto ditë të takohem me presidentin e klubit që të qartësohet gjendja ime, pasi dua ta di për çfarë arsyeje është refuzuar oferta e Galatasarayt për mua”, thotë ish mbrojtësi i Kosovës (V), i Prishtinës dhe i Elbasanit.
Edhe pse transferimi te kampioni turk nuk u realizua, Dallku nuk është zhgënjyer aspak. Ai ka mbështetjen te Zoti dhe beson që sërish do t’i hapen rrugët për kalim te ndonjë klub i madh.
“Falënderimi i takon vetëm Allahut të madhëruar që po më jep forcë të stërvitem edhe po m’i hap rrugët qysh është më së miri. Edhe pse transferimi im te Galatasaray nuk u realizua, nuk ndihem i zhgënjyer. Do të vijnë të mirat prapë, Allahu i do punëtorët edhe njerëzit që mundohen, kështu që unë nuk e hup besimin edhe nuk zhgënjehem kurrë”, përfundoi mbrojtësi shtatlartë, për të cilin interesim kishin shprehur edhe disa ekipe nga Rusia e Gjermania.
Dallku në radhët e Vrosklas është transferuar në verë të vitit 2005 nga Elbasani, derisa me ekipin ukrainas ka kontratë edhe për dy vjet.
- Diber:Ia rrahin djalin deri në vdekje
- Liqeni i Dibrës pa ekip shpëtimi
- 10 mijë dollarë ndihmë për KF “Korabi”
- Vëllezërit Kolari donacion për spitalin e Dibrës
- Dibra në hall me ujin e pijshëm
- Stundentët shtohen por vendet të punës pakësohen
- Sheshi “Skënderbe” në qetësi absolute
- Pas kërkimit disa mujor të azilit në shtete të beneluksit
- Rruga e Arbrit gati në vitin 2013
- KUSH DHE PSE PENGON NDËRTIMIN E TERMINALIT NË AFËRSI TË DIBRËS!



del.icio.us
Digg
Komente (0 Jane komentuar):
komento